“Ka parë shumë filma me spiunë”, Shkëmbi ironizon Longon: Luan mirë edhe me gojë

Përpara ndeshjes mes Kukësit dhe Dinamos, ka pasur përplasje mes trajnerëve. Longo u shpreh se Shkëmbi i pa stërvitjen dhe tha se do t’ia rikthente vizitën. Ndërkohë në konferencën pêr shtyp, Shkëmbi ironizoi Longon.

“Trajneri Longo ka parë shumë filma nga italianët, me partizanë, me spiunë. Atje ju e dini është një kompleks që stërviten tre skuadra që jam i bindur që asnjë klub nuk do të dëshironte të ishte kjo situatë. Në atë moment që ka dalë ajo foto, kemi qenë edhe me stafin e Partizanit dhe stafi jonë, kemi pikë kafe. E njëjta gjë ka ndodhur dy muaj rresht kur Kukësi vinte pas nesh e shihte stërvitjen.

Por ne si zemërgjerë që jemi si klub nuk na bën përshtypje se kush vjen të na shikojë në stërvitje, të vijë të shikojë. Nuk i shkojmë asnjërit të shohim stërvitjen. Por si e thatë që trajneri Longo është i zoti se e tregon puna, por përveç kësaj është i zoti edhe me gojë, se luan mirë edhe me gojë”, tha Shkëmbi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online