Është mbyllur në paqe supersfida në “San Siro”. Derbi i Milanos nuk ka fitues, teksa ndeshja e sotme ka përfunduar në rezultatin 0-0. Dueli në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ka qenë i baraspeshuar, me të dyja skuadrat që kanë rrezikuar pak herë portën.
Me ballafaqimin e parë mes tyre që nuk prodhoi fitues, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit. Kështu Milani dhe Interi do të lajnë hesapet më 20 prill, po në “San Siro”, kur do të luhet edhe gjysmëfinalja e dytë mes tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/