Ka paqe në Laç, e konfirmon presidenti i kurbinasve: Cungu është trajneri i Laçit

Armando Cungu duket se do të vazhdojë të drejtojë Laçin deri në fund të këtij sezoni. Edhe pse kanë ndërtuar një ekip mjaft cilësor që mund të synojë edhe titullin kampion, kurbinasit kanë zhgënjyer në rezultatet e dy javëve të para të Kategorisë Superiore.

Dy barazime në po aq ndeshje, ndërsa i fundit erdhi në një mënyrë të hidhur, ku Kastrioti barazon në sekondat e fundit me një lojtar më pak. Kjo ka bërë që në fund të takimit të kishte një debat mes trajnerit shkodran dhe presidentit Laska, madje u përfol për një largim të Cungut nga kreu i pankinës.

Por paqja ka mbërritur sërish në Laç. Gazetari Gerti Çarçani ka zbuluar në emisionin e tij “Pressing“ në “ABC News” se nuk do të ketë ndryshime në pankinën kurbinase dhe këtë e konfirmon vetë presidenti Pashkë Laska. “Mos spekuloni, referojuni vetëm burimeve zyrtare. Armando Cungu është trajner i Laçit”, kanë qenë fjalët që presidenti i bardhezinjve ka thënë për gazetarin Çarçani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online