E nxjerr Kukësin jashtë luftës për titull, habit Starova: Do mendojë të mos bjerë nga kategoria

Sulejman Starova është i ftuar në studion e emisionit “Pressing“ në “ABC News”, ku ka analizuar javën e dytë të Kategorisë Superiore. Sipas trajnerit të njohur shqiptar këtë sezon lufta për titull do të vërtitet rreth Tiranës, Teutës, Laçit dhe Partizanit. Ndërkohë jashtë kësaj liste është emri i Kukësit që titullin e ka përherë objektiv dhe ka qenë në vendet e para të renditjes dekadën e fundit. Starova është i mendimit se nënkampionët e Superiores këtë vit mund të ndjejnë edhe rrezikun e rënies nga kategoria, duke habitur disi opinionin publik me këtë gjykim.

“Miti i fushës ka rënë me kohë dhe nuk ia vlen të diskutohet. Tirana, Teuta, Laçi dhe Partizani do luftojnë për titull. Apolonia, Bylisi, Vllaznia mund të kenë probleme. Tiranës në vazhdim do t’i kthehen disa titullarë. Batha nuk ka qenë në formën më të mirë. Nuk duhet të çuditemi pse mundet një skuadër. Do të ndodhë në vazhdim.

Skënderbeu mori pikë në Durrës dhe nuk e çmontoi dot Vllazninë që u mbrojt mirë, edhe pse e zotëroi topin në 30 minutat e para. Me sulmin e parë pësojnë gol. Jo qëllimisht them se Vllaznia lufton rrezikimin e rënies. Kam frikë se të thuhet që shkojmë në Europë e shton presionin. Do ta ketë Kukësi këtë që do të mendojë mos të bjerë nga kategoria”, ka thënë Sulejman Starova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online