Zyrtare/ U largua nga Apolonia në mënyrë të papritur, Mërgjyshi nis aventurën e re me mision Superioren

Artan Mërgjyshi i ka dhënë fund pushimeve dhe ka nisur aventurën e tij të re. Trajneri shqiptar arriti një sukses të madh sezonin e shkuar, duke udhëhequr Apoloninë drejt rikthimit në Kategorinë Superiore. Fierakët zhvilluan një kampionat fantastik nën drejtimin e tij, por kur ishte gati të surprizonte elitën e Shqipërisë me djemtë e tij vjen edhe largimi i papritur.

Mosmarrëveshjet me kontratën mes tij dhe klubit bënë që te Apolonia t’ja besonin stolin Kolelës. Ndërkohë Mërgjyshi është zyrtarizuar te një skuadër e njohur e futbollit shqiptar, Besa e Kavajës. Këta të fundit larguan Kashamin dhe nuk pritën gjatë për të zyrtarizuar pasardhësin.

Mërgjyshi ka zhvilluar ditën e somte seancën e parë kryesore me skuadrën, ku ka njohur nga afaër edhe lojtarët me të cilët do të punojë. Misioni mbetet i njëjtë për ish-trajnerin e Apolonisë, që në stolin e verdhezinjve ka misionin e njëjtë, atë të Superiores./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online