Ka një çështje tek Interi, babai i Martinez “shpërthen” kundër Spaletit!

Lautaro Martinez shënoi gol kundër Frozinones në fundjavë në kampionat dhe dhuroi asist, ndërsa ndeshjen kundër Totenhemit e ndoqi nga pankina. Asnjë minutë në fushë për talentin argjentinas, ndërkohë që ai ka përfunduar zgjedhja e fundit e Spaletit për repartin ofensiv.

Një gjë e tillë ka zemëruar pa masë babanë e lojtarit, Mario Martinez. Ky i fundit ka “shpërthyer” nga inati, kur ka parë dhe ndërrimin e fundit pas golit të pësuar nga Totenhemi. Politano jashtë dhe Keita Balde në fushë.

Vazhdo kështu dhe një ditë do të përfundojë dhe fati yt”, ka komentuar Mario në rrjetet sociale, duke thumbuar trajnerin Spaleti. Postimi është fshirë pas gjysmë ore, por aq ka mjaftuar për të krijuar polemika dhe reagime nga më të ndryshmet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online