“Ka lojtarë me cilësi dhe uri”, Kamarata u tregon italianëve futbollin shqiptar: Mund të luajnë edhe në Itali

Fabricio Kamarata nuk arriti të përmbushte dot objektivin  e vendosur nga klubi i Apolonisë, megjithëse për këtë pjesë faji nuk bie mbi të pasi e mori ekipin në gjysmën e dytë të sezonit. Skuadra fierake i tha lamtumirën Kategorisë Superiore dhe sezonin e ardhshëm do të luajë një kategori më poshtë.

Megjithatë trajneri italian e mbyll me një impakt pozitiv eksperiencën e tij te Apolonia, teksa në një intervistë për “Tuttomercattoweb” tregon përvojën e tij në Shqipëri. Një reklamë vjen prej tij edhe për lojtarët shqiptarë, të cilët i cilëson të denjë për të luajtur përtej Adriatikut.

“Ishte një përvojë e bukur dhe tërheqëse, jam i lumtur që e kam bërë. Tani le të shohim për të ardhmen. Ndërkohë duhet thënë se kampionati shqiptar është në një nivel të mirë, ka shumë lojtarë që kanë cilësi teknike dhe uri. Ata duan të arrijnë dhe shumë mund të luajnë në Itali”, ka thënë ndër të tjera Fabricio Kamarata./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online