“Ka interes nga të dyja palët, diçka po lëviz“, Llullaku konfirmon bisedimet me klubin e Superiores: Kam dëshirë të luaj në Shqipëri

Azdren Llullaku ka mbyllur aventurën e tij në Bjellorusi dhe është gati të hidhet në një të re. Sulmuesi shqiptar është përfolur për një kalim te Kukësi dhe një gjë e tillë nuk duket të jetë vetëm zëra të merkatos. Vetë lojtari e konfrimon se është në bisedime me verilindorët dhe po pret për të gjetur akordin. Në një intervistë për “Fax Sport“, Llullaku shpreh dëshirën për të luajtur në Shqipëri, ku edhe nuk i ka humbur shpresat për Kombëtaren.

“Kam ardhur në Rumani sepse kam pasur disa punë këtu. Kam pasur disa oferta. Ka diçka që po lëviz. Tani po mendoj variantin më të mirë. Ka pasur dhe ka bisedime me Kukësin. Menaxheri po flet me drejtuesit e tyre. Tani po presim. Interesi për të ardhur në Shqipëri ka qenë edhe më parë. Dëshira është e madhe të luaj në Shqipëri, është një kampionat shumë i fortë. Kukësi luan edhe në Europë. Mund të jetë një variant shumë i mirë. Duhet të takohemi dhe të bisedojmë sa më mirë.

Fola dhe sot me menaxherin, më tregoi se është një trajner shumë i mirë dhe me eksperiencë Gega. Kjo është një gjë shumë e mirë. Interesi nga të dy anët është, kështu që mund të zgjidhet sa më parë.

Vjet në Bjellorusi ishte edhe shqiptari tjetër Elsi Bakaj. Fola me të dhe më tregoi se atje kushtet ishin shumë të mira, prandaj vendosa të iki atje. Por nuk më eci mirë, ashtu si nuk më eci mirë as në Kazakistan. Mentaliteti shumë i ndryshëm, për faj timin. Nuk dua të bëj gabim prapë si kam bërë më para. Unë vitet e fundit kam ndërruar shumë ekipe. Po tani edhe gruan e kam shtatzënë dhe nuk dua të lëviz shumë. Jam 32 vjeç dhe nuk dua të lëviz çdo vit apo çdo 6 muaj. Dua të rri më gjatë. Kampionati shqiptar është shumë i mrië, me ekipe të forta dhe lojtarë të mirë. Kjo më shtyu të vija në Shqipëri.

Kam pasur dëshirë të qendroj në Kombëtaren shqiptare sa më shumë, por ky është futbolli. Për faj timin nuk kam qendruar shumë në Kombëtare. Por nuk i dihet, ka shpresë ende. Tani e di që nuk është e lehtë sepse nuk kam pasur minuta dhe ka lojtarë të tjerë shumë të mirë. Reja më duket një trajner profesionist. Hysaj është një vlerë shumë e madhe për Kombëtaren, apo edhe Gjimshiti që po luan te Atalanta. Kombëtarja ka vlera të mëdhaja dhe ka pasur edhe me parë.

Momenti më i bukur në karrierë? Kur kam ardhur për herë të parë në Rumani kam ardhur prej Ligës së 4-t italiane, sepse kam pasur probleme me pasaportën aty. Erdha në Rumani dhe për 6 muaj mbërrita në Kombëtare. Ky ka qenë më i bukuri. Më i vështiri ka qenë ky në Bjellorusi, isha edhe vetëm atje, nuk shihja dot as familjen.

Pengu më i madh është goli me Kombëtaren. E kam dashur shumë, por kur e do diçka zor se vjen. Ajo ka qenë ëndrra më e madhe ime. Më vjen keq që nuk e kam pasur këtë shans“, ka thënë Azdren Llullaku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online