Hoqi dorë nga paga e tij për të, Napoli zyrtarizon dëshirën e Gattuso-s në merkato

Napoli ka zyrtarizuar blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit. Të kaltrit kanë pasuruar organikën me talentin 21-vjeçar të Lille. Bëhet fjalë për qendërsulmuesin nigerian, Victor Osimhen. Prej javësh të dyja palët ishin në diskutime, por shifra e lartë që kushtonte ky operacion ishte problem në frenonte finalizimin.

Por paratë nuk mund të bëhen një pengesë kur i përfshirë është një njeri si Genaro Gattuso. Në momentin që bëhet fjalë për futboll trajneri Italian është i gatshëm të bëjë gjithçka dhe të sakrifikojë shumë. “Të dua këtu”, ishin fjalët që Gattuso kishte për sulmuesin e talentuar, teksa pranoi të hiqte dorë nga një pjesë e pagës së tij për të bërë të mundur këtë transferim.

Tani duart janë shtrënguar dhe Osimhen është zyrtarisht nën urdhërat e teknikut Italian të Napolit. De Laurentis ka paguar plot 50 milionë euro për shërbimet e lojtarit të Lillë, që do të jetë kështu zëvendësuesi ideal i Milik, e ardhmja e të cilit nuk është e sigurt nëse do të vijojë te Napoli apo do të ndryshojë ambient këtë verë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online