“Ka frymë luftarake në futbollin shqiptar”! Trajneri i rivalëve të Partizanit: E kuptova stilin e Dajës, do të vuajnë largimet e lojtarëve

Në ditën e sotme Partizani është ekipi tjetër shqiptar që fillon zyrtarisht aventurën në Europë. Ekipi i Dajës do të përballet kundër kundërshtarit Sf George, ndërsa shihen si favoritët kryesor për të kaluar turin. Nga ana tjetër trajneri Sergei Chebotar ka studiuar me detaje Partizanin. Duke kuptuar më së miri stilin e lojës që preferon Daja, tekniku i Sf George shprehet se presioni dhe nervoziteti do të jetë në krahun e Partizanit për shkakun se kanë ndërruar shumë lojtarët.

“Kemi emocione, por janë vetëm pozitive, veçanërisht pasi ne kujtojmë se si ishte viti i kaluar, çfarë përgatitje po zhvillohen për ndeshjet e Kupës së Evropës, në çfarë niveli po luajnë kundërshtarët dhe çfarë do të thotë fitore në një ndeshje ndërkombëtare. Më vjen mirë që në ekip mbretëron një atmosferë pozitive dhe që lojtarët janë të motivuar të hyjnë në fushë dhe të arrijnë rezultate të mira.

Ne kemi analizuar me kujdes Partizanin si ekipin në tërësi ashtu edhe secilin lojtar veç e veç. Shumë lojtarë u larguan nga ekipi i Partizanit, ata u zëvendësuan me të rinj. Në të njëjtën kohë, unë kuptova kërkesat e stafit dhe trajneri të tyre dhe çfarë lloj futbolli duan të luajnë. Në thelb, ne e studiuam kundërshtarin shumë mirë.
Ekziston një frymë e veçantë luftarake në futbollin shqiptar.

Jam i sigurt që lojtarët tanë kanë përvojë të mjaftueshme për të përballuar çdo lojë apo presion. Por para së gjithash, disiplina është e rëndësishme. Është shumë e rëndësishme. Duke marrë parasysh që shumë lojtarë që luajtën për Partizanin sezonin e kaluar u larguan nga ekipi dhe të sapoardhurit nuk janë përshtatur ende plotësisht, pasi ata luajtën vetëm në miqësore. Në këto kushte, mendoj se nervozizmi dhe presioni psikologjik do të shfaqen në ekipin kundërshtar, nga i cili duhet të përfitojmë”, tha trajneri Chebotar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online