“Do të jetë sfidë e madhe”, trajneri i rivalëve të Vllaznisë u kujton planin: Duhet të jemi fitues të dy ndeshjeve

Vllaznia do të rikthehet sërish në fushën e lojës për të matur forcat në “Conference League”. Shkodranët do të përballen kundër Siroki Brijeg në transfertë, atje ku kërkojnë rezultatin pozitiv për të kaluar në turin pasardhës.

Nga ana tjetër trajneri i Sirokit, Toni Karacic, u ka kujtuar lojtarëve dhe mediave se ky duel zhvillohet me dy ndeshje dhe plani do të ndërtohet në këtë mënyrë. “Pas nesh janë dy javë punë cilësore dhe përgatitje për sezonin e ri. Besoj se bëmë gjithçka siç duhet, u freskuam dhe pushuam dhe se do ta mirëpresim ndeshjen plotësisht të gatshëm.

Kjo ndeshje do të jetë një sfidë e madhe për ne, por shpresoj se në fund do të arrijmë një rezultat pozitiv. Sidoqoftë, duhet theksuar se asgjë nuk do të zgjidhet nesër, por është e rëndësishme të dalim si fituesi i përgjithshëm i dy ndeshjeve, ky është qëllimi ynë”, tha Karacic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online