Portierët kanë për detyrë të evitojnë pësimin e golave, por ndonjëherë tentojnë të gjuajnë faulle e penallti. Ka edhe të çmendur si kolumbiani legjendar Rene Higuita, i cili në Botërorin ’90 shpiku pritjen e Akrepit, duke larguar topin pranë vijës fatale me një kërcim të pabesueshëm, duke goditur me këmbë kur ishte në ajër, i zhytur përpara.
Tani Stiv Mandanda, portieri i Marsejës dhe Francës, ia kalon për çmenduritë në portë.
Të enjten, në Marsejë-Domzhale në Europa League, Mandanda realizoi një driblim absurd pranë vijës fatale. Marseja fitoi 3-0, ndaj Mandanda ishte në humor, por kushedi çfarë ka menduar trajneri i Marsejës Rudi Garsia.
Steve Mandanda is crazy ?pic.twitter.com/47B5plJKo1
— GeniusFootball (@GeniusFootball) August 24, 2017