Ka dalë nga akademia e Parmës dhe sot luan në Superiore, njihuni me lojtarin që po shihet nga trajneri i Shqipërisë

Silvinjo po vijon punën e tij me evidentimin e talenteve të futbollit shqiptar, që mund të jenë elementë potencialë për Kombëtaren. Trajneri i kuqezinjve ka ndjekur disa ndeshje të “Abissnet Superiore”-s, ndërsa ditën e djeshme ishte i pranishëm në stadium për të parë nga afër përballjen mes Laçit dhe Egnatias. Silvinjo gjendej në shoqërinë e Doribës dhe Bulkut.

Andi Lila ka zbuluar edhe emrin që po ndjek me kujdes trajneri brazilian. “Në dijeninë time, Silvinjo e ka ndjekur me kujdes Redi Kasën”, ka thënë ish-lojtari kavajas në “Oversport”. Silvinjo ka qenë i pranishëm në stadium në dy ndeshjet e fundit të Egnatias, atë kundër Laçit ditën e djeshme dhe në atë përballë Tiranës, në të cilën Kasa shënoi golin e vetëm për rrogozhinasit.

Redi Kasa është një nga emrat që po spikat së tepërmi këtë sezon në “Abissnet Superiore”. 22-vjeçari është një prodhim i akademisë së Parmës, ndërsa më tej ka vijuar karrierën profesioniste në elitën e futbollit bullgar. Lojtari shqiptar ishte pjesë e Septemvri Sofias deri në muajin dhjetor, ndërsa në merkaton e dimrit u bë pjesë e Egnatias në Shqipëri. Deri më tani Kasa numëron 4 gola të shënuar me ekipin nga Rrogozhina./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online