Xhuliano Skuka shënon golin e parë me Metz-in, 11 metrat dhe asnjë arsye e vetme për të festuar

U transferua për një shifër rekord në Francë dhe pritej të fitonte vendin e tij në skuadër, por aventura me Metz-in nuk po shkon në rrjedhën e duhur për Xhuliano Skukën. Minutat për të kanë ardhur në ulje, ndërsa sot klubi habiti jo pak me vendimin për ta aktivizuar në ekipin e dytë.

Ish-sulmuesi i Partizanit shënoi golin e parë në Francë, por duke mos pasur asnjë arsye për të festuar. Skuka tundi rrjetën nga 11 metrat në fitoren 4-1 që skuadra e dytë e Metz-it arriti përballë vendit të parafundit në ligën e katërt të Francës, Sainte-Genevieve. Një ndeshje që është larg nivelit të lartë profesionist të futbollit francez dhe këtë e dëshmon edhe stadiumi në të cilin u luajt kjo përballje, që ka një kapacitet prej 300 vendesh./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online