Ka bindur me golat e tij, drejtori sportiv i Malagas nuk e fsheh dëshirën për të blerë Sadikun

Muaji i ardhshëm pritet të vërë në lëvizje skaudrat, të cilat do të kenë mundësinë të përmirësojnë organikën e tyre me blerjet në merkato. Te Malaga kanë nisur të mendojnë projektin për sezonin e ardhshëm. Për këtë arsye po shohin me kujdes lëvizjet që do të bëjnë këtë verë.

Mbi këtë temë ka folur vetë drejtori sportiv i ekipit spanjoll, Manolo Gaspar. Ndër të tjera ka prekur edhe emrin e Armando Sadikut. Me paraqitjet dhe 13 goalt e shënuar me fanellën e Malagas, Gaspar nuk e fsheh dëshirën për ta pasur në skuadër edhe vitin e ardhshëm. Por për të arritur këtu situata është pak e vështirë.

“Ai dëshiron një projekt të rëndësishëm, e ka fituar atë në fushë. Por ai gjithmonë do të më dëgjojë. Sadiku ka një vit të mbetur në kontratë me Levanten dhe ata do të përpiqen të bëjnë një lëvizje për të përfituar”, ka thënë Gaspar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online