Një trajner grek mri drejtimin e përfaqësueses së Kosovës në Basketboll. Christos Marmarinos ka udhëhequr dardanët në 2 fitore përpara se të gjitha aktivitetet sportive të ndërpriteshin për shkak të pandemisë. Trajneri grek ka dhënë një intervistë të gjatë për “AllStar Basket“, ku ka rrëfyer projektin që kërkon të zbatojë me përfaqësuesen kosovare.
Ndër të tjera është ndalur edhe në temat që lidhen me prejardhjen e tij. Marmarinos tregon se në fillim nuk kishte shumë mbështetje për faktin se ishte grek, megjithëse shton se në Kosovë mendojnë që grekët janë më të afërt se serbët. 43-vjeçari helen gjithashtu është shprehur se ekziston një pjesë që ende kërkojnë bashkimin me Shqipërinë dhe refuzojnë ndarjen në dy përfaqësuese.
Si u mirprite në Kosovë?
“Pritja në fillim ishte pak e vakët pasi kishte një paragjykim në lidhje me prejardhjen greke. Në Kosovë mendojnë së ne jemi më të afërt me serbët dhe se nuk i mbështesim në luftën e tyre të pavarësisë. Personalisht, u fokusova më shumë tëk të përbashkëtat që kemi si popuj ballkanik sesa tek ato gjëra që na ndajnë. Më pas e përqafoi ekipi dhe u mbush plot palestra në ndeshjen që u zhvillua me Islandën. Ekziston akoma një grup njërëzish në Kosovë të cilët akoma mendojnë në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, dhe nuk e mbështesnin aq shumë diçka kombëtare të Kosovës, por gjithsesi palestra u mbush plot me njerëz dhe e mbështetën ekipin. Ishte një bast i cili duhej fituar. Bëmë një përpjekje shumë të madhe komunikative në mënyrë që njerëzit të kuptojnë çfarë duam dhe të mbështeste ekipin. Për fat të mirë, një gjë e tillë ndodhi dhe Kombëtarja u mbështet shumë. Për nga popullariteti po i afrohet Kombëtarës së Futbollit, e cila vërtet është krenaria e Kosovës.”
Fakti që je trajner grek, të ndihmoi në Kosovë të merrje punën? Shumë trajnerë grek punojnë jashtë vendit dhe shumica në nivele të larta.
“Jo, nuk ndihmoi. Ishin shumë ata të cilët nuk më shihnin me sy të mirë, jo për arsye të basketbollit. Kur u përqëndrua puna tek basketbolli, njerëzit e ‘përqafuan’ 100% projektin si brenda Federatës, ashtu edhe jashtë saj. Ajo që ndihmoi të merrja punën ishte eksperienca zhvilluese që kisha tek Olimpiakosi. Kur isha tek Olimpiakosi, u shfaqën lojtarë të rinj prej programit të ekipit. Kjo mendoj se ishte arsyeja që unë e mora punën. Metodologjinë dhe eksperiencën që kisha tek Olimpiakos, duan që ta përcjell edhe në Kosovë”, ka thënë trajneri grek, Christos Marmarinos, raporton “Insporti“./Halit Delibash-Sport Ekspres/