Do të transferohet në merkato këtë verë, ja 3 kampionatet europiane që kërkojnë Manajn

Sulmuesi shqiptar, Arb Manaj, do të largohet në Europë në përfundim të këtij sezoni. Lojtari 22-vjeçar do të mbyllë marrëdhënien e tij me skuadrën Trepça ’89. Në të kundërt të sezonit jo të mirë të klubit nga Kosova, Manaj ka shkëlqyer me fanellën e tyre. Plot 17 gola mbajnë firmën e tij në IPKO Superliga, duke qenë i dyti në renditjen e golashënuesëve më të mirë të kampionatit.

Ndërkohë “IndeksiOnline“ zbulon edhe ofertat që kanë mbërritur për sulmuesin shqiptar. Ekipe nga Turqi, Polonia dhe Hungaria kërkojnë shërbimet e tij. E ardhmja e Arb Manajt pritet të jetë në një nga këto kampionate, ndërsa vendimi do të vijë pas përfundimit të sezonit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online