“Ka akoma nga ata që dyshojnë te aftësitë e mia”, Marku tregon çfarë i çudit anglezët: Në Njukastëll u habitën me shqiptarët

Florian Marku ka mbrojtur titullin e tij edhe kundër Xhenkisit, të cilin arriti ta hedhë “knock out” që në raundin e katërt. Boksieri shqiptar ka dhënë një intervistë për emisionin “Sport News”, të moderuar nga Enxhi Biba dhe të transmetuar në “News24”, ku tregon më tepër rreth mbështetjes së madhe që shqitparët i japin pranë ringut, ndeshjes së radhës në Shqipëri, si dhe sfidës së madhe me Amir Kanin. Për duelin me ish-kampionin e botës, Marku rrëfen se është pranë akordit dhe se është mundësia e tij më e mirë për t’i hequr të gjitha dyshimet edhe atyre që janë skeptik për aftësitë e tij.

Tifozët shqiptarë

“Për tifozët nuk e di ç’të them. Këtu në Angli më njohin tani, këto 3-4 vitet e fundit që kam filluar boksin profesionist, por tifozët shqiptarë mua më kanë ndjekur që kur jam ndeshur në Europë. Se karriera ime ka nisur që nga Greqia, ku kam dalë shumë herë kampion, dhe në Europë. Mua më kanë ndjekur gjatë gjithë kohës, i kanë mbushur stadiumet. Po bëjnë të njëjtën gjë edhe këtu në Angli, ku i kanë habitur Anglezët. Njukastëll nga vendi ku unë jetoj, Londër, është afërsisht 6 orë larg. Por shqiptarët nuk kursejnë as kohën, asgjë”.

Ndeshja në “Air Albania”

“Jemi në diskutime e sipër. Besoj se ndeshja e radhët me 90% ka për të ndodhur këtë verë në Shqipëri. Kam 3-4 vite që nuk jam ndeshur në Shqipëri dhe jam shumë i lumtur. Dua ta shoh stadiumin të mbushur me flamuj kuqezi. Ndeshja e parë është në Tiranë dhe pastaj 100% kam për t’u ndeshur në Kosovë. E di që edhe atje kam shumë përkrahës“.

Dueli me Amir Kanin

“Jam shumë gati dhe do i tregoj publikut që nuk beson te unë, sepse shqiptarët jam i sigurt që e dinë. Amir Kan i ka kaluar kohët e tij më të mira, por këtu është ende një emër shumë i madh. Organizimi që unë kam nënshkruar kontratë, “Sky Sports“, ma ka ofruar këtë ndeshje. Unë jam mëse i lumtur që të kem një përballje kundër tij, sepse ka qenë kampion bote. Jam shumë i lumtur t’i tregoj se sa i aftë jam, sepse njerëzit akoma i dyshojnë aftësitë e mia. Promoteri i tij me promoterin tim është i njëjtë. Jemi në të njëjtin organizim prandaj kjo ndeshje është më e thjeshtë për t’u bërë“, ka thënë Florian Marku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *