Me fundon e sezonit në prag, përgatitjet për sezonin e ardhshëm kanë nisur dhe shumica e klubeve kanë nisur të prezantojnë fanellat që do të mbajnë veshur.
Së fundmi, Juventusi ka zyrtarizuar fanellat e sezonit të ardhshëm, ku bie në sy që nuk do të ketë më vija bardhezi. Siç ishte paralajmëruar, “Zonja e vjetër” e ka lënë pas traditën, teksa fanellat e reja nuk janë pëlqyer edhe shumë nga tifozët.
Gjithsesi, me zbulimin e fanellave ka ardhur dhe një shenjë nga merkatoja. Paolo Dibala ishte pjesë e lojtarëve që kanë prezantuar uniformat dhe sipas gjasave, argjentinasi do të vazhdojë të jetë pjesë e torinezëve edhe në sezonin e ardhshëm.
Juventus’ new kit for the 2019/20 season includes a splash of pink as a nod to the first colour the club ever wore in 1897. #ForzaJuve ???????? pic.twitter.com/e46DOcVCab
— Football Tweet (@Football__Tweet) May 12, 2019