Juventusi vazhdon me bastet e rrezikshme, drejtori i ri i klubit do të vijë nga “Ferrari” në “Formula 1”

Juventusi ka pasur shumë luhatje në këtë kampionat që lamë pas dhe nuk mund të quhet kurrsesi i suksesshëm për bardhezinjtë që humbën titullin kampion, dështuan në “Champions League” dhe që arritën të kualifikoheshin në këtë kompeticion për sezonin e ardhshëm vetëm falë gabimit të Napolit në ndeshjen e fundit.

Andrea Pirlo u largua për t’i lënë vendin Alegrit, ndërsa nga krahu tjetër edhe drejtori Fabio Paratici i dha lamtumirën klubit. “La Gazzetta dello Sport” ka dhënë një hipotezë disi të pazakontë për zëvendësuesin e tij.

Maurizio Arrivabene mund të jetë drejtori i ri i Juventusit. Bëhet fjalë për 64-vjeçarin që është më i njohur për “Formula 1” sesa për botën e futbollit. Arrivabene ka drejtuar skuderinë Ferrari në vitet 2014-2018, në vitet kur është luftuar për kampionatin me Mercedes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *