Juventusi në krizë për rezultatet, Nedved thumbon rivalët: Të tjerët kanë 10 vite që nuk fitojnë asgjë

Juventusi nuk po paraqitet në nivelin që të gjithë jemi mësuar ta shohim në dekadën e fundit. L.ufta për të marrë vendin e katërt në javën e fundit të kampionatit nuk është aspak ajo që klubi dhe tifozët dëshirojnë për ekipin. Kritikat nuk kanë munguar në Itali, por Nedved u ka dhënë përgjigje ditën e sotme. Zëvendës presidenti i Juventusit thumbon rivalët me faktin se nuk kanë fituar asgjë në 10 vitet e fundit, ndryshe nga skuadra që ai drejton.

“Ne jemi kritikuar për rezultatet, por shpresoj që të gjithë e kanë kuptuar se në dy vjet kemi sjellë në shtëpi një kampionat dhe dy kupa. Ndërsa të tjerët nuk kanë fituar asgjë në 10 vjet. Por ne jemi mësuar me këtë, kush është te Juve duhet të jetë i vetëdijshëm për të. Ne nuk duhet të kemi frikë dhe të jemi të fortë brenda”, ka thënë Pavel Nedved./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online