Me afrimin e Ronaldos, Juventusi është kthyer në një ekip të frikshëm dhe tani shihet si një prej skuadrave favorite për të fituar Champions-in. Futbolli është lojë kolektive dhe askush nuk mund të fitojë trofe i vetëm dhe “Zonja e Vjetër” e di mirë diçka të tillë.
Drejtuesit po mendojnë për të ardhmen, teksa tani kanë nisur që të shqyrtojnë mundësinë për të rinovuar me disa prej lojtarëve që ata i konsiderojnë si të rëndësishëm për projektin që do të vijojë në edicionet e ardhshme.
Aleks Sandro u afrua te bardhezinjtë në vitin 2015, me brazilianin që ka bërë mirë gjatë kësaj periudhe, aq sa tani po mendohet që t’i ofrohet një kontratë e re. Sipas mediave angleze mbrojtësit do i ofrohet një kontratë deri në vitin 2023.