“Juventusi më ka qendurar në zemër” , Pjaniç aspak i qartë te Barcelona: Nuk jam i kënaqur, kjo situatë s’më shkon për shtat

Miralem Pjaniç la Juventusin në verë për të kaluar në radhët e një tjetër klubi të madh si Barcelona. Por në aventurën e re ende nuk ka zënë vendin e tij në ekip. Mesfushori boshnjak nuk ka bindur trajnerin Koeman për të qenë një titullar te blaugranat, gjë kjo e cila e ka lënë të pakënaqur. Në prag të sfidës kundër ish-skuadrës së tij, Juventusit, Pjaniç ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport“, ku shprehet se nuk e di se çfarë mund të bëjë më tepër për të nisur titullar me Barçën. Ndërkohë e shkuara nuk është harruar prej tij, teksa lojtari nga Ballkani thekson se Juventusi ka mbetur në zemrën e tij dhe i ndjek sa herë ka mundësinë ta bëjë diçka të tillë.

“Sinqerisht, nuk e kuptoj përse jam në këtë situatë. Është e qartë se dua të luaj shumë më tepër. E di që mund të kontribuoj shumë dhe kur trajneri më ka futur kam bërë mirë gjithnjë, kam luajtur ndeshje të mira. Më tepër se kaq nuk di çfarë të bëj. Jam gati. Nuk jam i kënaqur, nuk mund të jem. Në karrierën time unë kurrë nuk e kam pranuar idenë e të mos luajturit dhe as bëj as tani. Është një situatë delikate që nuk më shkon për shtat.

Juventusi ka qendruar në zemrën timë. I ndjek sa herë që kam mundësinë. Shorti më bëri të lumtur, është një turp që nuk mund të luaja përpara tifozëve në Torino, por do të ketë mundësi të tjera. I uroj Juventusit më të mirat, por të martën ne duam të fitojmë”, ka deklaruar Miralem Pjaniç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online