“Ibrahimoviç do formonte dyshe të madhe me Ronaldon”, Raiola jep deklarata të forta: Pogba-Man Utd ka mbaruar

I njohur si një nga menaxherët më të mirë në botë, Mino Raiola është një figurë që mban në duart e tij fatet e shumë prej lojtarëve më të rëndësishëm të futbollit. Negociatat me të nuk janë aspak të lehta dhe gjithnjë ia del të mbushë xhepat e klientëve të tij. Në një intervistë që do të publikohet ditën e nesërme nga media torineze “Tuttosport”, Raiola ka dhënë disa deklarata të forta dhe nuk i ka kursyer batutat.

Vetë media italiane zbulon për ndjekësit e saj disa nga temat e prekura nga menaxheri i mirënjohur. “Pogba-Manchester United ka mbaruar”, një deklaratë kjo që patjetër nuk duhet t’i shpëtojë “djajve të kuq”, të cilët kanë marrë kështu mesazhin e qartë për të ardhmen e mesfushorit të tyre. Ndërkohë nuk ka munguar as një batutë për Juventusin, teksa shprehet se duhej të merrnin Ibrahimoviç në merkato, pasi do të formonte një dyshe të mirë me Ronaldon.

“Juventusi do të kishte bërë mirë të merrte Ibrahimoviçin në verë. Do kishte qenë një dyshe e madhe me Ronaldon”, ishin fjalët e thëna nga Mino Raiola për bardhezinjtë dhe dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Serie A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online