Juventusi i dënuar për të fituar, trajneri i Bolonjës e provokon keq: Po ua japim 3-0 fitoren, duket se kush vendos…

0

Trajneri Mihajlovic do të ketë sërish qendër e vëmendjes në Itali. Pas një kohe të gjatë pa bërë shumë jehonë pasi Bolonja nuk ka arritur rezultatet e duhura, ish-tekniku i Milanit ka mundësinë për të ndalur Juventusin në ndeshjen e fundit dhe për ta lënë jashtë “Champions League”.

Por përpara këtij takimi, trajneri serb zgjedh që të luajë me kundërshtarin duke nisur nga provokimet. Fillimisht Mihajlovic shprehet se nuk e di as se kur do të luhet kjo ndeshje, ndërsa thotë se nëse do të lihet për ditën e hënë, atëherë do t’ia japin Juventusit fitoren 3-0.

“Ndeshja e fundit është kundër Juventusit? Është akoma larg, do ta shohim. Unë nuk e di as nëse do të luhet të dielën apo jo. Kush vendos kur luajmë, Juventusi apo Liga? Liga? Duket… Ne jemi këtu, mund të luajmë edhe të premten që ta mbyllim më herët. Nëse na e vendosin ndeshjen të hënën, atëherë po i japim fitoren 3-0 Juventusit që të ikim sa më parë me pushime”, ka thënë Mihajlovic. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.