Juventusi është kampioni i Italisë për sezonin 2019-2020, Ronaldo shënon me pak…”Salihi”!

Nga Klaudio Ndreca

Juventusi është shpallur kampioni i Italisë për sezonin 2019-2020. Bardhezinjtë janë zyrtarisht vendi i parë dhe asgjë nuk mund t’i lëvizë prej andej. Megjithëse një festë e stërzgjatur kryesisht nga gabimet e bëra vetë, ku nga ana tjetër ishte e pamundur që të përfitohej nga ndjekësit.

Ekipi i Sarrit fitoi në shifrat 2-0 ndaj Sampdorias për të firmosur titullin. Goli i parë erdhi nga Kristiano Ronaldo me një skemë të përdorur nga goditja e dënimit. Skemë kjo që për tifozët shqiptarë është shumë e njohur, pasi ka ngjashmëri me golin e Salihit në Norvegji. Por portugezi do ta kishte edhe më të lehtë pasi çuditërisht lojtarët e Sampdorias harruan të markonin lojtarin më të rrezikshëm të Juventusit.

Bernadeski dyfishoi shifrat në minutën e 67, ndërsa Ronaldo do të gabonte nga penalltia në minutat e fundit pasi goditi traversën, duke i humbur vetes mundësinë për t’iu afruar me gola edhe më shumë Ciro Imobiles. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online