“E lehtë për ju nga tastiera, eja në vendin tim”! Strakosha “heq dorashkat”: Nuk më intereson për kritikat

Thomas Strakosha nuk i ka shpëtuar kritikave në ndeshjet e fundit ku që pas rënies së Koronavirusit, ka pasur një zhgënjim të madh te Lacio. Kur futbolli u kthye, ekipi i Inzaghit gjendej në fushë vetëm fizikisht. Shumë humbje radhazi dhe ndaj ekipeve të lehta në letër, por që do ta bënin Lacion jo vetëm që të mos kishte as shpresën për konkurrimin e titullit me Juventusit, por të linte edhe vendin e dytë. Tashmë te kryeqytetasit duhet të kënaqen me pjesëmarrjen në “Champions League”, që për hir të së vërtetës ishte një arritje më vete.

Kur pyetet pas fitores së arritur në shifrat 1-5 ndaj Veronës, Strakosha ka prekur edhe temën e kritikave: “Ekipi ynë ka luajtur shumë mirë dhe jemi kompakt. Më vjen keq për golin e pësuar, por për mua nuk ishte penallti. Kemi hasur telashe në rrugën tonë. Pas arritjes në Champions League jemi më të qetë në kokat tona dhe shiheni, fituam 5-1 pas një kohe të gjatë. Tani jemi mirë dhe nuk më interesojnë fare kritikat, nuk i dëgjoj. E di se kur jam gabim, trajneri më thotë. Ju jeni të mirë për të kritikuar nga tastiera, por eja në vendin tim. Futbolli është jeta ime dhe e di se kur bëj mirë dhe gabim”, tha Strakosha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online