Juventusi po punon në këto ditë të fundit të merkatos për të gjetur një ekip të ri për Luis Hasën. Mesfushori shqiptar nuk ka rinovuar me bardhezinjtë dhe largimi duket opsioni më i mundshëm. Pas dështimit të transferimit te Palermo, një tjetër skuadër ka dalë në skenë. Bëhet fjalë për Frozinonen, e cila ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Juventusit.
Palët kanë rënë dakort për një shifër prej 1 milionë eurosh. Gjithashtu, Juventusi do të përfitojë 50% të shumës në rast të një shitjeje të kartonit të Luis Hasës në të ardhmen. Megjithatë, është vetë 20-vjeçari ai që po mban pezull këtë transferim. Alfredo Pedula ka bërë me dije se Luis Hasa ka vendosur të mos shkojë në Serinë B./Halit Delibashi-Sport Ekspres/