Juventusi arrin marrëveshjen me zbulimin më të madh të Igli Tares, mbetet për t’u kënaqur vetëm… Lotito

Juventusi është vënë në kërkim të një mesfushori për sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë kanë hedhur sytë nga kryeqyteti, ku Milinkoviç-Saviç është një emër që i ka pëlqyer prej disa kohësh. Futbollisti serb do të largohet nga Lacio dhe klubi bardhekaltër ka hapur ankandin për shitjen e tij.

Mesfushori dëshiron të qendrojë në Itali, prandaj “zonja e vjetër” duket alternativa e duhur për të. “La Gazzetta dello Sport” bën me dije se Juventusi ka gjetur akordin personal me Milinkoviç-Saviçin. Drejtuesit e gjigantit italian janë takuar me agjentin e lojtarit dhe kanë rënë në ujdi për një kontratë 5-vjeçare, nga e cila futbollisti i Kombëtares serbe do të përfitojë 4 milionë euro në sezon.

Tashmë Juventusit i mbetet të kënaqë edhe Lotiton. Milinkoviç-Saviç është një nga zbulimet më të mëdha të Igli Tares në rolin e drejtorit sportiv, për të cilin presidenti i Lacios kërkon të paktën 70 milionë euro për ta lënë të lirë. Në krahun tjetër “zonja e vjetër” synon të mbyllë gjithçka në shifrat e 50-60 milionë eurove./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *