“Partizani ishte 11 pikë larg dhe na kaloi”, Gjici kritikon Longon: Flet si italian! Të arrijë objektivat, mos të merret me deklarata

Kukësi ka marrë një tjetër rezultat negativ mbrëmjen e sotme. Pas humbjes me Partizanin, verilindorët lëshojnë edhe vendin e tretë në tabelën e renditjes. Pas përfundimit të sfidës, Safet Gjici ka folur për emisionin “Gol pas Goli”, ku këtë herë nuk i ka kursyer as kritikat për trajnerin e tij. Diego Longon. Presidenti i Nderit i Kukësit vlerëson punën e bërë në stërvitje nga Longo, por nga ana tjetër i kërkon të mos merret me deklaratat në media dhe të arrijë objektivat e vendosur nga klubi, në mënyrë që të justifikojë gjithë investimin e bërë këtë sezon.

“I mërzitur, sepse duhet të fitonim, por s’ia dolëm. Ylli Aga më njeh shumë mirë, por t’i (Gjergji Stefa) nuk më njeh mirë. Trajneri i huaj në Shqipëri do kohën e vet të ambientohet. Mesazhi që i jap është të mos merret me deklaratat por të marrë përgjegjësinë për rezultatet, ajo që i them është të mbyllë kampionatin dhe të arrijë objektivin, sepse kam besim te lojtarët. I pata thënë që në fillim mos mendo që këtë sistem loje nuk do ta kuptojnë kundërshtarët. Është trajner i mirë, shumë punëtor, por humb kohë me gjëra të tjera që nuk i takojnë. Për problematikat e tjera Kukësi ka njerëz të tjerë, staf që merren.

Këtij trajneri i janë plotësuar të gjithë çfarë ka kërkuar. Nuk ka arritur asnjë nga objektivat e parë, por duhet të arrijë Conference League-n. Kalendari është i favorshëm, por edhe kundërshtarët do të luajnë. Kemi bërë shumë hapa të gabuar, Partizani ishte 11 pikë larg, erdhi na barazoi dhe na kaloi. E kujt është përgjegjësia, e Safetit? Nuk ka pasur asnjë presion, nuk duhet të bjerë pre e provokacioneve. Duhet të marrë përgjegjësitë për investimin madhor të klubit. Ka një kontratë që paratë do t’i merrte kur të dilte kampion apo kur të merrte Kupën. Në fy fazat e para bëri mirë dhe ajo më bëri që ai të vazhdonte. Është fakt që klubi ka qenë shumë korrekt me trajnerin, por kur flet për gjëra që nuk kanë lidhje….

Punën e bën mirë, e stërvit mirë, siç më kanë njoftuar nga klubi. Trajneri dhe stafi e lojtari kanë përgjegjësi, gjithsesi, po i vlerësuan ndeshjet, kam besim se do të fitojnë. Trajneri kurrë nuk ka qenë në presion, çfarë ka kërkuar ia kemi realizuar. Duke qenë trajner i huaj, i dhamë kohën që të kuptonte kampionatin shqiptar. Nuk mund të thotë që e mora në vendin e gjashtë dhe e çova në vendin e tretë. Është shumë i nxituar ndoshta nga humbjet që bëjnë. Të merresh ne gjëra të tilla si nuk kishte drita në dhomat e zhveshjes kur bën stërvitjen. Një trajner profesionist merret me gabimet që bën skuadra. Megjithatë, thashë se trajneri është punëtor, por flet si italian. Ia kam toleruar edhe kur ka pasur debate me analistë dhe gazetarët. E kam thënë se duhet të flasësh vetëm për anën taktike”, ka deklaruar Safet Gjici./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online