“Mendoni se Reali nuk e meriton”? Provokimi i gazetarit spanjoll, Guardiola çuditet me pyetjen

Manchester City do të përballet mbrëmjen e nesërme me Realin e Madridit në ndeshjen e kthimit për gjysmëfinalen e Champions League-s. Per Guardiola ka qenë i pranishëmë në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide, ku ka mbetur i çuditur nga njëra prej pyetjeve që ka ardhur në drejtim të tij.

Reali i Madridit është shpallur zyrtarisht fitues i La Ligas, prandaj njëri prej gazetarëve ka pyetur Guardiolën nëse do të realizonin tunelin e duartrokitjeve në respekt të tyre. “Jo, kjo është Champions League dhe ajo zbatohet vetëm në La Liga”, është përgjigjur i habitur trajneri katalanas.

Por gazetari ka ngulur këmbë në idenë e tij, duke shtuar: “Pra domethënë mendoni se Reali nuk e meriton”? “Si? Epo, ky është një kompeticion i UEFA-s”, ka replikuar i hutuar Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online