Duket se kjo merkato ështe tepër e nxehtë për Juventusin. Lëvizje të shumta po bëhen në klubin torinez. Miralem Pjaniç me shumë gjasa do të largohet nga kampionët e Italisë drejt një tjetër skuadre kampione. Mançester Siti mund të jetë shtëpia re e boshnjakut.
Pep Guardiola e sheh mesfushorin si opsionin më të mirë, pasi nuk arriti të nënshkruante me Zhorzhinjon. Pjaniç ka një kontratë me Juventusin deri në vitin 2021, por duket se tekniku spanjoll kërkon medoemos ta sjellë në Mançester 28-vjeçarin.
Emri më i preferuar, në rast largimi të boshnjakut, nga drejtuesit bardhezi ështe ai i N’Golo Kante. Klubi i Çelsit nuk e lë të lirë futbollistin kampion bote për më pak se 80 milionë euro. Për shërbimet e francezit është e interesuar dhe PSG-ja. Nëse Pjaniç largohet, drejtuesve të Juventusit u duhet të mundin rivalitetin e parisienëve për të bërë të tyrin Kante, i cili është ndër mesfushorët e qendrës më të mirë ne qarkullim.