Miqësorja duhej ndalur me çdo kusht, tifozi i Salzburg bie nga tribuna dhe përfundon keqazi në tokë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen miqësore midis Salzburg dhe CSKA Sofia. Një tifoz austriak u rrëzua nga shkallët e tribunës dhe nga një lartësi e konsiderueshme përfundoi në tokë. Salzburg ishte duke fituar me rezultatin 2-1, kur në minutën e 75-të arbitri u detyrua të ndalte lojën.

Tifozi ishte në gjendje mjaft të rëndë dhe u detyrua të transportohej me helikopter. Siç raporton agjencia austriake e lajmeve APA, mbështetësi i Salzburg është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendjen kritike për jetën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.