Juventus dhe Milani po qendrojnë pas dere, Reali lëviz gurët për Sergio Ramos

Kontratës së Sergio Ramos me Realin e Madridit i vjen fundi në verën e ardhshme. Kapiteni i Realit po kalon një formë fantastike pavarësisht moshës 34-vjeçare. Një figurë e rëndësishme në fushë dhe një lojtar që ka shënuar emrin me gërma të arta në histori, teksa ka arritur të shënojë 100 gola me fanellën e “galaktikëve”, megjithëse roli i tij është mbrojtës.

Duke parë kontratën që skadon në fund të sezonit dy emra të mëdhenjë të Serie A qendrojnë pas dere për të shfrytëzuar shansin e tyre për Ramos. Juventusi dhe Milani janë dy klubet që duan të sigurojnë një nga mbrojtësat më të mirë të historisë me parametra 0. Kjo ka zgjuar Realin e Madridit, që tashmë ka nisur të lëvizi gurët për kapitenin e tyre. Në Spanjë raportojnë se drejtuesit e klubit i kanë ofruar një kontratë të re Ramosit, megjithëse me një rrogë më të vogël se ajo që aktualisht përfiton./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online