Juventusi luan në transfertë ndaj Spalit, me bardhezinjtë që në rast se nuk humbasin do të shpallen kampionë të Italisë. Alegri kishte paralajmëruar ndryshime të shumta dhe ashtu ka bërë.
“Zonja e vjetër” vjen krejtësisht e formatuar, me qendrën e mbrojtjes që bie më së shumti në sy, ku luan Andre Barzali, i cili është 37 vjeç tashmë dhe Paolo Goci, i cili është… 17 vjeç. Me një llogaritje të thjeshtë, Barzali është dyfishi i djaloshit të ri debutues me moshë.
Ndryshime edhe në mesfushë, ku debuton për këtë sezon 21-vjeçari qipriot, Kostanos Grigoris. Në majën e sulmit luajnë Moize Ken dhe Paolo Dibala.
? #SPALJuve | L'XI Bianconero ?#FinoAllaFine ???? #ForzaJuve pic.twitter.com/AVu9akeQEa
— JuventusFC (@juventusfc) April 13, 2019