“Tifozat Kuq e Zi” kanë marrë një nismë mjaft interesante. Besnikët e Kombëtares kanë njoftuar përmes rrjetit social “Facebook” se kanë nisur një mision kombëtar në jug të vendit. “TKZ” ka bërë me dije se muret nuk do të jenë më një grumbullim mbishkrimesh, shopesh edhe të pakuptimta, por do të zëvendësohen me flamurin shqiptar.
“Një ditë historike po fillon për ne! Me anë të kontributit vullnetar të anëtarëve të TKZ-së, dhe veçanërisht të atyre me banim në Zvicër, nis sot një mision kombëtar në jug të Shqipërisë. Duke filluar nga sot, ne do të fshijmë shkrime të ndryshme dhe do t’i zëvendësojmë ato me flamurin tonë kombëtar, shenjën e identitetit dhe unitetit tonë!
Vendi i parë ku filloi ky transformim është Llogaraja, pjesa panoramike ku shqiptarët ndalen për të ruajtur kujtime. Tani, në vend të shkrimeve antishqiptare ata do të gjejnë ngjyrat Kuq e Zi! Në këtë mision, bashkohemi të gjithë në ngritjen e flamurit tonë kombëtar. O sa mirë me qenë Shqiptar”, ka njoftuar grupimi “Tifozat Kuq e Zi”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/