“U riktheva te ekipi më i madh në histori”, Mici flet si bardheblu: Të ndeshemi me Beshiktashin

Gledi Mici është një prej përforcimeve të mëdha të Tiranës këtë verë. Mbrojtësi është rikthyer në Shqipëri, ku do të përpiqet të fitojë sa më shunë trofe. Mici ka folur për mikrofonin e “Supersport”-it për transferimin e tij në kryeqytet dhe për shanset që kanë bardheblutë në Europë. Lojtari i njohur është i mendimit se ka ardhur në klubin më të madh në Shqipëri, ndërsa në kompeticionin Conference League shprehet se dëshiron të kalojë të paktën një tur

“Më vjen mirë që jam rikthyer. Dhe jam rikthyer tek ekipi më i madh shqiptar në histori. Ndihem mjaft i motivuar që të jap më të mirën time. Që t’i arrijmë objektivat me këtë ekip.

Dihet që kur je pjesë e Tiranës, gjithmonë rezultatet kërkohen dhe duhen kaluar sa më shumë ture. Ne kemi objektiv ta kalojmë këtë tur, minimumi këtë tur.

Dhe pastaj të shkojmë të ndeshemi me Besiktasin. Që mendoj se do të jetë një ndeshje pa presion dhe një ndeshje e bukur për të gjithë sportdashësit. Por jemi të fokusuar për ndeshjen e parë ndaj Dinamos”, ka thënë Gledi Mici./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online