Mario Baloteli ka reaguar pas situatës së ndodhur me Mino Raiolën. Menaxheri i njohur i futbollistëve është në gjendje të rëndë shëndetsore, por v.dekja e tij u paracaktua nga mediat më prestigjoze në Europë, më veçanërisht në Itali. Lajmi se Raiola kishte ndërruar jetë filloi prej aty për të kapluar të gjithë botën.
Nga ana tjetër meanxheri i futbollistëve ka shkruar në Tëitter duke treguar se është ende gjallë. Për këtë çështje erdhi edhe reagimi i Balotelit: “Ju keni nevojë për të qenë të parët? Seriozisht, turp i madh për ju(mediat italiane), qëndro i fortë Mino”, shkruan Baloteli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/