Sherif Kallaku është larguar nga Teuta pas shumë vitesh kontribut të dhënë për këtë skuadër. Interesim për gjeniun e mesfushës durrsake ka pasur nga të gjitha ekipet shqiptare, por lojtari që e dinte më së miri kalibrin që zotëronte shprehej qartë: “Nuk e ndërroj skuadrën në Shqipëri”.
Duke pritur një mundësi për jashtë Superiores, kurrsesi nuk mund të luante si kundërshtar ndaj Teutës, ekipi në të cilin u rrit profesionalisht. E kur largohet ka vend për shumë dashuri dhe fjalë emocionuese, teksa me një dedikim prekës, Kallaku tregon gjithë mirënjohjen e tij për Teutën. /Sport Ekspres/