“Ju dërgoj një autobuz plot me pros.tituta në dhomën e zhveshjes”! Berluskoni i habit të gjithë, ja si i motivon lojtarët e Monzës për të mundur Milanin dhe Interin

Të gjithë e mbajmë mend Berluskonin sepse drejtoi Milanin me sukses të madh dhe në atë kohë ai klub ishte sigurisht një nga më të fortët në Evropë. Ish-kryeministri italian pak vite më parë iu rikthye futbollit dhe mori drejtimin e Monzas, me të cilën arriti një rezultat të shkëlqyer, duke u ngjitur në Serinë A.

Monza është në vendin e 14-të pas pjesës së parë të sezonit dhe është e sigurt që qëllimi kryesor i klubit është të fitojë mbijetesën në mesin e më të mirëve. Berlusconi solli disa përforcime vërtet të zhurmshme këtë verë dhe tregoi se dëshiron që klubi i tij të qëndrojë sa më gjatë në Serie A.

Në pjesën e parë të sezonit, Monza arriti disa rezultate për t’u kujtuar, ndër të cilat më i dalluari ishte fitorja 1-0 ndaj Juventusit në javën e shtatë të Serisë A. Lojtarët e Monzas kanë nisur tashmë përgatitjet për vazhdimin e sezonit që i pret menjëherë pas përfundimit të Botërorit dhe Berlusconi është sërish në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratës së tij të pabesueshme.

“Unë e di se si t’i motivoj lojtarët e mi dhe e bëj këtë para ndeshjeve të mëdha. Kur kemi ndeshje kundër Juventusit, Milanit, Interit dhe atyre klubeve të mëdha, unë u them atyre: “Nëse mundni një nga ata të mëdhenjtë, unë do t’ju dërgoj një autobus plot me prost.ituta në dhomën e zhveshjes. Kështu i motivoj unë”, tha Berlusconi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online