Portali spanjoll “Todofichajes” raporton se trajneri portugez dëshiron të forcojë repartin e sulmit të Tottenham, sepse me sa duket do të humbasë sulmuesin kryesor Harry Kane këtë verë. E ardhmja e anglezit besohet se do të jetë një nga ngjarjet më të lakuara të verës, pasi ai kohët e fundit deklaroi se nuk do të qëndronte më tek Spurs.
Mourinho ditën e sotme duket se ka dhën dritën jeshile për transferimin e kosovarit, një transferim që do të jetë i tipit ‘’loë-cost’’, pasi Tottenham pritet të arrijë të marrë shërbimet e lojtarit për më pak se 10 milion euro. Një transferim ky që do i kursente londinezëve të ardhura, ndërsa trajneri luzitan do të mund të kishte nën urdhërat e tij një sulmues që ka një nuhatje të mirë me golin. Por problemi i vetëm këtu pritet të jetë Fenerbache, e cila kërkon në tavolinë një shifër prej 30 milion euro.
Ndërkaq kujtojmë se sipas “A Spor”, Tottenham erdhi me një ofertë zyrtare prej 4.5 milionë eurosh, duke lënë të zgjënjyer gjigantët turq. I sigurt duket fakti se Mourinho e do Muriqin në ekipin e tij, por po aq e sigurt duket deri tani se klubi anglez nuk dëshiron të vrasë shumë xhepat për ta sjellë futbollistin shqiptar në Londër./Sport Ekspres/