“Lojtarët të pranojnë ulje pagash”/ Analisti Zekaj kritika ndaj qeverisë: Kujtohen për futbollin vetëm kur vjen Franca

0

Klubet e Superligës padyshim që u prekën goxha financiarish për shkak të pandemisë. Ashtu si në të gjithë botën, futbolli ishte një nga sektorët që paralizoi të ardhurat për afro 2 muaj. Situata bëhet edhe më e vështirë për klubet e kategorive të para e të dyta ku problem i financave është i vazhdueshëm edhe në ditë të mira. Duke parë edhe mos përkrahjen nga qeveria këto probleme marrin dy fishin e vështirësive për tu përballuar.

Mbi këtë situatë ka folur për “Syri Tv” analisti i njohur i sportit Xhevdet Zekaj. Në intervistën e dhënë Zekaj pranon se futbollistët në Shqipëri e kanë të pamundur të pranojnë ulje rrogë por në të tilla kushte ai nuk sheh rrugë zgjidhje tjetër. Sa i takon mungesës së mbështetjes nga qeveria, Zekaj thotë se shteti i hedhin sytë nga futbolli vetëm për një biletë VIP kur vjen Franca apo Gjermania.

Problemet e pandemisë? Futbolli shqiptar ka pasur dhe ka akoma më shumë probleme sidomos me financat. Edhe futbollistët nuk janë ndërgjegjësuar për kontrata dhe problem janë financat e dobëta të klube që varen pjesërisht ose plotësisht nga bashkitë. Mund të them që Vllaznia e ndjen më shumë këtë krizë, më vjen keq për Shkodrën që prej shumë kohësh ka probleme me financat.

Ulja e pagave – Nëse e krahasojmë me të tjerët kjo është polemikë që ndodh në të gjithë botën. Futbollistët shqiptarë nuk janë mësuar me paga të ulëta pasi jetojnë më mirë se pjesa tjetër e shqiptarëve. Klube si Bylis që kanë probleme me financat dhe futbollistët kanë të gjithë të drejtat e tyre të ankohen për uljen e pagave. Një pjesë e madhe e presidentëve kanë diskutuar dhe kanë arritur marrëveshje me futbollistët. Shumë futbollistë janë mësuar me paga të larta madje edhe më të larta se kryeministri dhe presidenti. Disa e kanë të vështirë të pranojnë ulje. Lojtarët duhet të jenë më të logjikshëm dhe duhet të bien në kompromis dhe të tolerojnë për të gjetur marrëveshje me bizneset.

Nbështetja nga qeveria? Shteti nuk ka dhënë asgjë, as për bizneset as për sportin, por i ka lënë në mëshirë të fatit. Shteti nuk e do futbollin, ata kujtohen për futbollin vetëm të ulen në tribunën VIP kur vjen Franca, Gjermania apo shtetet e tjera të mëdha./Sport Eskpres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.