“Fotot për të dashurën? Nuk i kam qejf, por me të e kam të lehtë”, Grezda tregon karantinën me Oriola Marashin

Eros Grezda është rikthyer në Kroaci pas një periudhe zhgjënjimi në radhët e Rangers, ku humbi shumë nga shpërthimi i tij. Tashmë është sërish pjesë e Osijek, ndërsa periudha e pandemisë e mbajti të mbyllur sulmuesin kuqezi së bashku me të dashurën e tij, Oriola Marashin. Ndoshta për një karantinë të tillë nuk ka vend për ankesa, megjithëse problemi më i madh i Grezdës ka qenë fiksimi më i madh i femrave, shkrepja e fotove.

Në një intervistë për “Wake Up” në “Top Channel”, lojtari shqiptar ka treguar më tepër për kohën që kaloi i izoluar përkrahë partneres së tij. Grezda ka thënë se kjo periudhë ka shërbyer si një test për ta, ndërsa për pjesën e fotove, shprehet se ka qenë i përgatitur për të bër shumë të tilla, megjithëse nuk i preferon shumë./Sport Ekpres/

Si po shkon kjo periudha e karantinës, më saktë post karantinës?

Unë e kam thënë dhe më herët që kam një të dashur, dhe jam shumë i lumtur e bashkë po ja kalojmë shumë mirë.

A funksionoi karantina si një periudhë testi, ka ndodhur dhe me cifte të tjera. A jeni grindur?

Po normal që ka shkuar mirë, jo vetëm për mua por edhe për shumë të tjerë që ta shohin veten si janë me partnerin e tyre, kështu që po ka qenë nje test shumë i mirë.

Një gjë që na karakterizon ne femrat është mania për të shkrepur foto, më saktë 500 foto të nxjerrim një të saktë, a ta ka nxirë jetën Orjola për foto?

Përgjigje-Jam i përgatitur për këtë gjë, sepse sa herë që jam me të duhet t’i bëj fotografi. Normalisht ne çunat nuk e kemi shumë qejf të bëjmë foto, po me Oriolën e kam të lehtë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online