Josa: Rënien e parashikova, por s’ma vunë veshin!

Mirel Josa i prekur dhe pikëlluar edhe pse kupa u fitua. Për “Supersport”, ja deklarata e tij: “Ditë e trishtuar për mua, përveç ditës kur ramë në kategori. Ky është trofe si gjithë të tjerët.

Skuadra ka luajtur mirë në 6 ndeshjet e fundit të kampionatit, sepse s’ka marrë pikë, ose ato që duhet të merrte, ky është një fakt që e keni diskutuar dhe s’dua ta bëj as unë. Kemi pasur probleme. Kam folur pak gjatë kësaj periudhe, por ne kemi pasur defektet tona, si barazmi me Laçin, Vllazninë dhe Teutën. Këto na sollën në këtë derexhe. A do të jem edhe në Kategori të Parë? Problem që do të diskutohet me klubin. Nuk më intereson shumë. Do të vendosim me qetësi.

Edhe sikur të kishte mbijetuar,do të bisedonim për të ardhmen. Do ta shoh me qetësi, sepse nëse do të kisha ikur, do ta kisha bërë që në janar. Qëndrova për të mos e çuar ekipin që më ka mësuar futbollin në këtë gjendje. Duhet të jemi të kujdesshëm tani. Tifozët akuzojnë presidentin? Gjithmonë kanë të drejtë, tifozët. Edhe ne kemi pjesën tonë, sepse s’është vetëm faji i presidentit. Duhet të kishim ndezur alarmin më përpara. E parashikova që në janar”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *