Josa: Në Shqipëri futbollistët s’ta vënë shumë veshin, këtu ka respekt

Mirel Josa vijon të bëjë mirë në Kosovë me skuadrën e Prishtinës. Ish-trajneri i Tiranës së fundmi në Shqipëri ka dhënë një intervistë për Radio Kosovën, ku ka folur për gjithë karrierën e tij si futbollist dhe si trajner, por ndër të tjera ka bërë dhe dallimet mes futbollit shqiptar dhe atij kosovar.

Josa ka theksuar se futbollistët në Kosovë janë më të dëgjueshëm, por në anën tjetër ka vënë në dukej progresin që ka pasur futbollin në vendin ku ai drejton aktualisht në krahasim me Shqipërinë.

“Nëse në Shqipëri u flet për një çerek ore lojtarëve në dhomat e zhveshjes apo edhe më shumë, ata më pas të thonë ‘hajde more çfarë thotë ky’, kurse këtu të dëgjojnë me vëmendje dhe të respektojnë”.

“Shqipëria ka shumë vjet që është pjesë e UEFA-së, kurse Kosova vetëm dy vite. Ecuria juaj ka përqindje shumë të lartë në krahasim me ecurinë e zhvillimit të futbollit shqiptar. Këtu duhet përmirësuar infrastruktura e të gjitha stadiumeve, e cila po rregulloret. Shqipëria ka pasur shumë vjet në tranzicion. Futbollistët nga Kosova kanë ardhur dhe kanë dhënë kontribut duke pasur urë lidhëse Shqipërinë për Evropë”.

Josa ka arritur që të fitojë Kupën edicionin e shkuar me Prishtinën, ndërsa nuk mundi që të triumfonte në kampionat vetëm në javën e fundit. Po ashtu trajneri i cili ka dalë kampion me Skënderbeun bëri një paraqitje të mirë dhe në Kupat e Europës me skuadrën kryeqytetase

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online