Josa: Na mungon pasimi i fundit, futbolli kosovar ndryshon shumë nga ai shqiptar

Mirel Josa nuk po kalon një moment të mirë me Prishtinën e tij. Humbja me Dritën nuk i ka lënë një shije aspak të mirë Josës, i cili pas ndeshjes u shpreh në “Gol pas Goli” në Supersport:

“Dominohet ndeshja kur fitohet dhe je konkret. Pjesën e parë ishim më konkret se kundërshtari, duke mos i krijuar hapësira aspak. Në pjesën e dytë ishte një rast që e kishim ne topin në zotërim dhe më pas erdhi ngatërresa që u shënua goli. Ishte i vetmi rast kur kundërshtari na goditi. Nuk është justifikim për mua. Edhe para se të pësonim kishim 2-3 raste ku duhet të kishim shërbyer më mirë. Më pas

“Konkurrenca është normale në Kosovë. Luhet futboll tjetër nga se luhet në Shqipëri. Nuk është problemi vetëm tek mungesa e golave, por dhe tek pasimi i fundit. Duhet që të jenë më të kujdesshëm lojtarët dhe të shërbejnë për shokët”.

“Në ato momente bëhemi pak konfuz dhe për aftësi të kundërshtarit që u mbrojt mirë”.

“Ndryshimi i trajnerit ishte plus për skuadrën kundërshtare. Lojtarët ishin të mobilizuar. Ishte ndeshje e fundit për të qenë aty ku i takon të jetë. E fitoi ndeshjen. Ishte një ndeshje e zakonshme. Vetëm 3 pikë mori kundërshtari. Çdo ndeshje ka rëndësinë e tij dhe kampionati është shumë i gjatë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *