Jonghong Li “thyhen” heshtjen: Falsitete mbi mua, kthej Milanin e madh!

 

Jonghong Li flet nga Kina: Që kur kam ardhur në krye të klubit, jam përballur me çdo vështirësi dhe kam suportuar presionin e paprecedentë: çdo biznes i imi gëzon shëndet. Do të kthej klubin në maja

Pas lajmeve të fundit dhe reve mbi të ardhmen e Milanit me në krye presidentin Jonghong Li, pasditen e djeshme, më në fund, për të tretën herë që kur ka marrë drejtimin e klubit dhe pasi ia bleu Berluskonit, ka folur vetë numri “1”. Nëse herën e parë u prezantua nga Italia, konferenca për shtyp, në të dytën solli një komunikatë për shtyp zyrtare, por këtë herë ka preferuar që me një video të xhiruar nga rezidenca e tij në Azi, ka hedhur poshtë çdo aludim. E teksa në Kinë është Viti i Ri, ai u shpreh: “Në 48 orët e fundit kam parë që janë shkruar nga mediat shumë lajme të papërgjegjshme që kanë dëmtuar klubin, firmat e mia, familjen dhe mua. Që kur kam blerë Milanin jam përballur me çdo lloj vështirësie dhe suportuar një presion të paprecedentë. Në vijim të këtyre zërave dhe lajmeve të papërgjegjshme, doja të krijoja një ambient të qetë përreth ekipit dhe klubit”.

Falsitet – “Nuk e kuptojmë se çfarë finaliteti kanë zëra të tillë, por kanë arritur deri në pikën për të dëmtuar rëndë klubin, firmat e mia dhe familjen. Sakaq, gjej rastin që të shpjegoj, duke uruar që të jetë hera e fundit, që situata e lidhur me të gjitha resurset e mia personale është totalisht e shëndetshme dhe që si klubi, ashtu edhe firmat e mia, janë duke punuar rregullisht. Uroj, pra, që të mos i jepet kredibilitet lajmeve jo të vërteta, por që fokusohet vëmendja mbi atë që e keni më shumë për zemër, pra administrimi dhe rritja e skuadrës, duke vazhduar që të mbështesni mister Gatuzon. Ne do të bëjmë gjithçka të jetë e mundur për të kthyer sërish klubin në krye. Këtë sezon, kam ndjekur të gjitha ndeshjet.

Në momentet më të këqija të sezonit, shumë futbollistë kanë derdhur lot sepse humbën një ndeshje, ashtu sikurse kam parë Han Li dhe Fasonen që të festojnë për ndeshje të fituara. Kam provuar çdo tip ndjesie dhe emocioni. Bindja për të arritur në të ardhmen suksese të reja dhe t’i jap kënaqësi të gjithë tifozëve të Milanit, kudo në botë, bën që të suportojmë presione kaq të mëdha. Falënderoj për impenjimin e të gjithëve, skuadra aktualisht është duke jetuar një moment të mirë. Falë sforcos së mister Gatuzos dhe gjithë lojtarvëe, kemi pasur përmirësime në çdo aspekt. Falënderoj të gjithë. Nga ana ime dhe e bashkëshortes, në fund, doja t’iu uroja për vitin e ri, shëndet dhe sukses në punë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *