Gjonaj: Egnatian po e mundin gjyqtarët!

Trajneri Vladimir Gjonaj tregon se në gjashtë ndeshje të fazës së dytë skuadra e Egnatias është ndëshkuar nga 4 penallti

Fatmir Efica

Nga “hirushe” e kampionatit në gjysmën e parë të këtij sezoni, Egnatia tashmë po ndëshkohet pa përtim prej arbitrave nga 11-metërsha që dukshëm tregojnë për tendencën e mos lejimit për të vijuar serialin pozitiv të rezultateve të saj. “Ne po mundemi nga arbitrat dhe 11-mëtërshat kundër që janë dhënë pa kriter nesh, – tha dje i mërzitur dhe i shqetësuar për këtë dukuri trajneri Vladimir Gjonaj. “Nuk dua thjesht që ky konstatim të merret si pjesë e justifikimt edhe për ndonjë rast kur skuadra ime qoftë në Rrogozhinë, ashtu dhe në transferta nuk ka luajtur mirë dhe prej kësaj logjike normal që i ka lënë pikët. Por dua të tregoj se më Vllazninë B, Besëlidhjen e së fundmi me Erzenin, e them hapur arbitrat janë nxituar. Megjithatë ne nuk do të dekurajohemi. Javët në vazhdim kërkojnë impenjim maksimal dhe Egnatia do të rikthehet në korsinë e asaj ecurie të mirë që pati fiksuar në gjysmën e parë të këtij sezoni”.

ANALIZA – Dje pak çaste para se të niste stërvitja, stafi teknik dhe futbollistët rrogozhinas kanë pasur një analizë për humbjen e fundit pësuar ndaj Erzenit. “Janë konstatuar defekte në të gjitha repartet e kjo ka ardhur edhe për shkak të mungesave e lëvizjeve të detyruara të bëra në formacion. Por mundësitë tuaja, nuk janë këto të tre javëve të fundit. Kjo analizë merr shkak për të tërhequr vëmendjen e çdo njërit prej jush për tu “shkundur”. Për të marrë mbi vete përgjegjësi. Jemi duke rrezikuar edhe vendin e dytë kur ju vetë deri para pak javësh keni luftuar denjësisht që net ë rivalizojmë fort me Kastriotin kryesues. Tani s’kemi rrugë tjetër. Në dy ndeshjet e mbetura me Burrelin në Rrogozhinë dhe të fundit në Pukë ndaj Tërbunit kemi detyrimin të sigurojmë dy fitore dhe pikët maksimale. Së bashku do të ja dalim ta sigurojmë vazhdimësinë pozitive. Në lidhje me probleme të tjera teknik e dhe organizative, të gjithë jeni të bindur se kësaj skuadre nuk i ka munguar e nuk do t’i mungojë asgjë. Pres reflektimin tuaj dhe të mos krijojmë asnjë çoroditje të panevojshme të situatës së mirë ku ndodhemi. Egnatia ka kapacitet e duhura”, – tha në mbyllje trajneri Gjonaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online