Teknologjia VAR do të aplikohet këtë sezon në Champions Ligë duke nisur nga faza çerekfinale, por nuk është ndryshimi i vetëm që ndodh në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.
16 trajnerët do të kenë mundësinë të përdorin ndërrimin e katërt në ndeshjet me eliminim direkt. Nëse dy ndeshjet dalin në barazim dhe shkohet në shtesa, atëherë klubet mund të kenë mundësinë e një tjetër ndërrimi.
Diçka e tillë u përdor për herë të parë në Botërorin Rusi 2018, ndërsa tashmë do të ndodhë dhe në Champions. Nga ana tjetër, lojtarët që janë aktivizuar në pjesën e parë të sezonit në Champions dhe kanë ndryshuar ekip gjatë janarit do të kenë mundësinë të luajnë përsëri në turneun e më të mirëve.