Jo vetëm trajner italian, Partizani planifikon fazë dhe miqësore italiane 

Nis lëvizja te Partizani. Luçiano Moxhi konfirmoi në një intervistë për “Sport Ekspres” se deri në fillimin e muajit gusht Partizani do të ketë një trajner italian në drejtim dhe gjithashtu priten afrime cilësore, ndërsa tani mësohet edhe plani i klubit për fazën përgatitore.

Në 3 gusht të kuqtë do të udhëtojnë drejt Italisë, për në Norçia, ku do të qëndrojnë për 3 javë, në një ambient jo të panjohur, sepse edhe kombëtarja shqiptare kur drejtohet nga Hans-Peter Brigel shkoi për një periudhë të gjatë në të njëjtin vend.

Në Itali do të luhen edhe disa miqësore, ndërsa duke nisur nga trajneri e deri tek afrimet, gjithçka do të jetë në dorën e Luçiano Moxhit, i cili tashmë është bërë i plotfuqishëm te Partizani dhe do të lërë në hije gjithë drejtuesit e tjerë, edhe pse presidenti Demi nuk ka ndërmend të largojë një nga njerëzit e tij të afërt, që e kanë ndihmuar gjithë këto vite në drejtimin dhe administrimin e Partizanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *